Kryeministri Haradinaj e presidenti Meta takohen në Nju Jork
30 shtator 2018
| 00:17
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, janë takuar në Nju Jork ku po qëndrojnë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në takim sipas Haradinajt, u konfirmua vendosmëria e dy vendeve për ta çuar përpara agjëndën euro-atlantike.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Kosova dhe Shqipëria janë në të njëjtin kurs të përcaktimit euro-atlantik dhe miqësisë së përhershme me Amerikën. Në këtë frymë u zhvillua edhe agjenda e ngjeshur gjatë vizitës zyrtare në ShBA.
Në një takim rasti me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, rikonfirmuam se vendosmëria jonë për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike mbetet e palëkundur.