Kryeministri Haradinaj e quan Demaçin përndritës të rrugës për liri
27 korrik 2018
| 13:00
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga mbledhja komemorative për nder të veprës së tashmë të ndjerit, aktivistit për të drejtat e shqiptarëve Adem Demaçi.
Haradinaj e quajti atë përndritës të rrugës për liri.
“Komemoracion dhe homazhe në nderim të jetës dhe veprës së përndritësit të rrugës sonë të lirisë, Adem Demaçit. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.
/Epoka e re/