Kryeministri Haradinaj feston ditëlindjen, me këto fjalë e uron bashkëshortja
Për kryeministrin Ramush Haradinaj sot është një ditë shumë e veçantë.
Ai sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 50 vjet jetë, por jo vetëm kaq, ngase për Haradinajn sot është festë e dyfishtë.
Kryeministri dhe bashkëshortja e tij Anita festojnë edhe 14 vjetorin e martesës, gjë të cilën e bëri të ditur vetë Anita.
Përmes rrjeteve sociale, ajo uroi bashkëshortin me fjalët më të ëmbla, ndërsa urimit ia shtoi edhe një imazh.
“Historitë tona veshtirë se mund t’i kuptosh nëse nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashkë dhe sot festojē dy festa, sot kur ne jemi më shumë se familje, më shumë se të dashur, me shumë se çift, sot jemi unë, ti dhe tre fëmijë!!! Sot ne mos asgjë përfaqësojmë shumë dashuri brenda botës tonë të vogël më të mirat dhe të këqijat qe dashuria i ngërthen në vehte!!! Gëzuar Ramush Haradinaj!! Te duam shumë Gjini, Hana, Trimi e unë edhe ma shumë!!! P.s vazhdoj me mendu qe jom ende dhurata ma e mirë qe najhere e ke marrë për ditelindje!! Perveq Ditelindjes, Gëzuar edhe 15 vjet martesë (veshtire boll ama pune qefi burre)”, ka qenë urimi i Anitës.