Kryeministri Haradinaj flet për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për kompromiset e dhimbshme me Serbinë për të cilat është duke u përfolur se do të ndodhin në fazën finale të dialogut.
Sipas tij, kompromisi i dhimbshëm do të jetë fakti i njohjes nga Serbia, që sipas tij nënkupton një lloj falje.
“Kompromis më të dhimbshëm se fakti i njohjes me Serbinë, i cili nënkupton një lloj falje nuk ka. Pra, kur njihemi është një kompromis i dhimbshëm, jo se falen krimet në aspektin ligjor, por është një lloj falje, pra është një lloj kalimi nga një dhimbje e nga ajo vuajtje qe ka kaluar populli ynë”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.
Më tutje, ai ka folur edhe për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë kontekst, ai është shprehur se ka kohë për një gjë të tillë, pasi tani janë të fokusuar në liberalizmin e vizave, proces ky i cili do të përfundoj së shpejti.