Kryeministri Haradinaj flet për takimin e Berlinit

17 prill 2019 | 14:53

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka komentuar takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 29 prill në Berlin.

Ai ka thënë se nuk e di nëse ky takim do ta zhbllokojë procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kemi informata të tilla, janë disa informata në medie, por nuk kemi informata të tilla dhe nuk e dimë që do të ketë. Si do që të jetë unë nuk jam i mandatuar me negociu marrëveshje me Serbinë sepse Parlamenti ka mandatu delegacionin shtetëror, platformën. Pra nuk e shoh rolin tim si negociues në tavolinë. Përfaqësojmë Kosovën në një samit të rëndësishëm në Berlin”, ka deklaruar Haradinaj kur është pyetur nga gazetarët lidhur me mundësin e një draft marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Samitin e Berlinit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe ambasadori…