Kryeministri Haradinaj ia ndalon vizitën Vuçiqit në Drenicë
09 shtator 2018
| 09:36
Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ia ka tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Banjë të Skenderajt.
Kryeministri Haradinaj me këtë vendim sot është treguar sikur komandant i luftës, sepse sipas tij siguria e qytetarëve është mbi të gjitha, dhe duhet ndaluar shëtitja e Vuçiqit.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
RH