Kryeministri Haradinaj kërkon drejtësi për rastin e të miturës nga Drenasi

08 shkurt 2019 | 12:38

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim pune ministrin e Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi, drejtorin e përgjithshëm të Policisë Rashit Qalaj, kryeshefen e Inspektoratit Policor Miradie Kelmendi dhe kryeinspektorin e Arsimit Defrim Gashi nga të cilët ka kërkuar që të ndërmerren të gjitha veprimet, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, të gjithë ata që kanë kryer vepër të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi.

Kryeministri ka thënë se institucionet e vendit, Prokuroria dhe Gjykata, duhet të dëshmojnë fuqinë e vet në zbatim të ligjit.

“Rasti i abuzimit seksual të të miturës nga Drenasi, duhet të trajtohet në kohë dhe me profesionalizëm nga të gjitha institucionet e vendit. Njëkohësisht, kërkoj nga të gjitha mekanizmat institucional dhe shoqëror, që të bashkërendojnë politikat dhe aktivitetet, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Rajon…