Kryeministri Haradinaj kujton ushtaren e UÇK-së, Mervete Maksutaj
Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot në 20-vjetorin e rënies ushtaren e UÇK-së Mervete Maksutaj.
Ai ka thënë se ky akt i kësaj luftëtareje të vendosur do t’u shërbejë brezave si dëshmi se nëpër çfarë sakrifice ka kaluar populli ynë deri në liri.
“Njëzet vjet më parë, ushtarja e UÇK-së Mervete Maksutaj, gjatë aksionit për lirimin e disa bashkëluftëtarëve të plagosur, nga Spitali i Pejës, ka rënë në fushën e nderit, në dyluftim heroik, për të mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut. Ky akt i kësaj luftëtareje të vendosur do t’u shërbejë brezave si dëshmi se nëpër çfarë sakrifice ka kaluar populli ynë deri në liri. I përjetshëm kujtimi për Merveten!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/