Kryeministri Haradinaj kujton vëllanë e tij Luanin: Ishe ndër të parët në rresht për liri
17 nëntor 2018
| 12:12
Sot mbushen 45 vite kur lindi njëri prej figurave më të rëndësishme të historisë më të re shqiptare, heroi Luan Haradinaj.
I vëllai, Ramush Haradinaj, që sot mban postin e kryeministrit, ka ndarë një postimin në llogarinë e vet në “Facebook” me rastin e ditëlindjes së 45-të heroit Luan Haradinaj.
“Ndër të parët në rresht për liri, pa e njohur vdekjen! Në shërbim të atdheut deri në frymën e fundit. Kalove vite të rënda për nga pesha dhe të mëdha për nga vlera! Toka që ia fale jetën, të nderon me lavdi të përjetshme. Në ditëlindjen e 45-të, të kujtojmë me krenari, Luan”, ka shkruar Haradinaj.