Kryeministri Haradinaj kujton vëllezërit, Shkëlzenin dhe Enverin
15 prill 2018
| 11:46
Kryeministri, Ramush Haradinaj, sot ka kujtuar dy vëllezërit e tij, Shkëlzen Haradinajn i vrarë gjatë luftës dhe Enver Haradinaj, që u vra pasluftës.
Postimi i plotë i Haradinajt në llogarinë e vet në “Facebook”:
Shkëlzen dhe Enver, pushka juaj i dha krah lirisë! Familja jonë ka pasë shumë dhembje e padrejtësi. Sot këtë dhembje duhet ta kthejmë në forcë, që t’ia besojmë lirinë ligjit dhe përditë të angazhohem që të triumfojë drejtësia në vendin tonë.
Pushoni të qetë vëllezër!
RH