Kryeministri Haradinaj merr pjesë në 20-vjetorin e betejës së Kabashit

17 mars 2019 | 14:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 20-vjetorit të betejës së Kabashit dhe rënies së dëshmorëve Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi.

Me këtë rast ai ka thënë se Kabashi është vend që i bashkon shqiptarët.

“Nuk ka ngjarje të historisë sonë kombëtare ku nuk e gjen luftëtarin e Kabashit, dijetarin e Kabashit, kontributin e Kabashit. Më vjen mirë që kjo histori shqiptare vazhdoi edhe me luftën e fundit dhe më vjen mirë që Batalioni i Kabashit, i cili bashkoi rreth vetës nëpër periudha të luftës rreth 350 luftëtarë e vazhdoi këtë traditë”, ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se edhe sot fëmijët që nxënë dije dhe mësimdhënësit që japin dije në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” po ashtu e vazhdojnë këtë traditë të çmuar të shqiptarëve.

Kryeministri Haradinaj në shenjë respekti i ka ndarë medaljen ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, Batalionit Kabashi, të cilën e pranoi komandanti Lulzim Kabashi.

Në emër të kryesisë së fshatit, Rexhë Ukaj, ka thënë se kjo ditë e karakterizon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të pragut  të shtëpisë, mbrojtjen dhe nderin e krenarisë së Kabashit, që e pati traditë dhe e kultivoj me shekuj.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptari Mohamed Sejdini është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit…