Kryeministri Haradinaj merr vizën e Britanisë
01 shkurt 2018
| 12:55
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pajisur sot me vizë të Britanisë së Madhe.
Burimet e “Indeksonline” kanë konfirmuar se kryeministri Haradinaj ka pranuar pasaportën bashkë me vizën e kërkuar prej ambasadës së Anglisë.
Ndonëse mediet kishin raportuar se Haradinajt i është refuzuar viza, një gjë e tillë doli të jetë spekulim mediatik.
Ndërkohë Haradinaj është në procedurë edhe për marrjen e vizës nga Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë ende nuk ka marrë përgjigje.