Kryeministri Haradinaj nesër paraqitet në dy interpelanca
03 qershor 2018
| 17:07
Me kërkesë të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nesër (e hënë) kryeministri Ramush Haradinaj do të paraqitet në dy interpelanca.
Interpelanca e parë ka të bëjë me situatën dhe gjendjen financiare në Telekom dhe në Postën e Kosovës, ndërsa interpelanca e dytë lidhet me vendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
/Epoka e re/