
Haradinaj: Zgjedhjet nuk janë në agjendë
13 nëntor 2018
| 15:41
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në këtë fazë nuk janë në agjendë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie, ka thënë se në agjendë janë përgatitjet për anëtarësim e Kosovës në Interpol dhe procesin e liberalizimin e vizave, raporton “Epoka e re”.
Më tutje, Haradinaj ka thënë se vendimi për vendosjen e taksës prej 10 për qind për Serbinë nuk është kundër Listës Serbe dhe serbëve që jetojnë në Kosovë.
Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufirit, për të cilinë ka ripërsëritur se ka vdekur si ide.
/Epoka e re/