Kryeministri Haradinaj nuk paraqitet në interpelancë
04 qershor 2018
| 11:02
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të jetë sot në dy interpelancat e parapara.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
“Haradinaj është i gatshëm t’i përgjigjet deputetëve në interpelanca të premten”, ka thënë Isufi në seancën e sotme të Kuvendit.
Ndryshe, interpelanca e parë ka të bëjë me situatën dhe gjendjen financiare në Telekom dhe në Postën e Kosovës, ndërsa interpelanca e dytë lidhet me vendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
/Epoka e re/