Kryeministri Haradinaj pajiset me pasaportën e Shqipërisë
11 janar 2018
| 20:01
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se gjatë vizitës së tij në Tiranë ka marrë edhe pasaportën e Shqipërisë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka treguar se përveç tij, me pasaportë shqiptare është pajisur edhe Anita.
“Vitin e kaluar, gjatë periudhës së qëndrimit tim në Strasburg, me dekret të posaçëm nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, na është dhënë shtetësia shqiptare, mua dhe bashkëshortes sime, Anitës. E falënderoj shtetin shqiptar dhe e kam për nder të jashtëzakonshëm, që sot u pajisa me pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Haradinaj.