
Kryeministri Haradinaj: Paraqitje dinjitoze e Kosovës
12 tetor 2018
| 00:02
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar futbollistët për fitoren e arritur ndaj Maltës (3-1).
Haradinaj beson se Përfaqësuesja e Kosovës mund të ecën drejt kualifikimit në Kampionatit Evropian.
“Krenar me paraqitjen shumë dinjitoze dhe fitoren e merituar kundër Maltës. Faleminderit djelmoshave të Përfaqësueses sonë për spektaklin dhe emocionet e fuqishme që na i dhuruan. Forca drejt Kampionatit Evropian!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
/Epoka e re/