
Kryeministri Haradinaj përkujton profesor Aganin
06 maj 2018
| 14:47
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar profesor Fehmi Agani, i cili ishte vrarë nga forcat serbe në vitin 1999.
“Fehmi Aganin do ta kujtojmë si pishtarin që i dha dritë vizionit tonë për shtet. Me penën e tij, urtësinë e guximin Agani shkroi historinë e Kosovës, të pavarur e demokratike, Kosovës euroatlantike për të cilën ai jetoi dhe u flijua. Agani u bë gur, i themeleve të Kosovës se pavarur!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.