Kryeministri Haradinaj: Qeveria do mbështesë Istogun në rrugëtimin drejt majave të hendbollit botëror
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i ka pritur në takim klubin e femrave në hendboll Istogun.
Më këtë rast Haradinaj ka premtuar përkrahje për këtë klub në rrugëtimin drejt majave të hendbollit botëror.
“Sportistët përditë po na japin mesazhin fantastik se me këmbëngulje mund të kalohen edhe sfidat më të mëdha. Gjatë takimit me anëtaret e klubit hendbollistik të femrave ‘Istogu’, i përgëzova për arritjen në të tetën e finales së Challenge Cup, duke u renditur në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës. Ndonëse ekipi më i mirë në Kosovë, e dhimbshme se ende janë pa adresë të veten, pa Palestër në qytetin e tyre. Qeveria do t’i mbështesë ato në rrugëtimin drejt majave të hendbollit botëror”, ka shkruar Haradinaj për “Facebook”.
/Epoka e re/