Kryeministri Haradinaj takohet me Labinot Tahirin
04 shkurt 2019
| 11:01
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetin e AKR-së, Labinot Tahirin, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe për ngecjet e punimeve në rrugën e fshatit Tërn të Ferizajt.
“Me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin, diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, veçmas për ngecjet e punimeve në rrugën e fshatit Tërn në Ferizaj. Së bashku edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dakorduam që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/