Kryeministri Haradinaj takon deputetin Labinot Tahiri
28 janar 2018
| 18:16
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur të dielën në zyrën e tij deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ishte kënaqësi për të bashkëbisedojë me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve.
“E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t’u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Labinot Tahiri ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e AKR-së.