Kryeministri Haradinaj uron për Krishtlindjet Ortodokse
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës të besimit të krishterë, me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se festat fetare gjithnjë iu kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës për të kultivuar solidaritet mes tyre, njofton Klan Kosova.
Urimi i plotë i tij:
Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që besojnë në krishtërim, Gëzuar për shumë mot krishtlindjet ortodokse.
Me këtë rast, i uroj edhe ata të huaj që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.
Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre, si dhe hyjnoren brenda tyre!
Krishtëlindjet ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati. RH