Kryeministri Haradinaj viziton panairin, thotë se 2019-ta është vit i ekonomisë

24 prill 2019 | 12:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “PRISHTINA 2019” ku po prezantohen 100 kompani të ndryshme, shumica vendore.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve, listoi veprimet që Qeveria e Kosovës pritet t’i ndërmerr sa i përket ligjeve që përmirësojnë mjedisin e të bërit biznes.

Ai ka thënë se viti 2019 është vit i ekonomisë dhe sipas tij, pas stabilizimit të pagave në  sektorin publik, sektori privat do të ketë përkushtimin e plotë të ekzekutivit.

Ndërkaq, Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë kanë se 100 kompani nga shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe rajoni po marrin pjesë për herë të parë, siç është rasti nga Portugalia.

“Panairi është ndër mundësitë kryesore që të promovohen vlerat e ekonomisë sonë, jo vetëm për tregun tonë, por edhe për tregjet e huaja dhe korrespondon edhe me atë e ka proklamuar Qeveria e Kosovës, që ky vit, do të jetën vit i ekonomisë”, ka deklaruar Rukiqi.

Nga një fjalë rasti e kanë mbajtur edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ministri i Inovacionit Besim Beqaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë pritet vetëm aprovimi i asamblesë më 29 prill, ndërsa…