Kryeministri Haradinaj viziton Shqipërinë, pritet nga presidenti Meta
11 janar 2018
| 12:25
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri, me ç’rast është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Meta kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.
Po ashtu, në takim është biseduar për mbështetjen e shtetit shqiptar dhënë Kosovës në proceset e ndryshme me rëndësi për vendin, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar.