
Kryeministri Haradinaj vlerëson guximin e Vasfije Krasniqit-Goodmanit
30 prill 2019
| 21:03
Dëshmitë e Vasfije Krasniqit-Goodman, ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe Ilir Bytyçit në Kongresin Amerikan janë zëri më i besueshëm i Kosovës, për krimet monstruoze të Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“I admirueshëm guximi i Vasfijes, e cila u bë zëdhënëse e rreth 20-mijë femrave shqiptare, viktima të dhunës seksuale. Mirënjohës Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i cili mizoritë serbe në Kosovë i emëroi gjithmonë me emrin e tyre të vërtetë, krime kundër njerëzimit”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj.
/Epoka e re/