Kryeministri: Heroizmi i heronjve i dha kuptim përpjekjeve të Kosovës për liri
19 qershor 2019
| 11:10
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Podujevës, ka thënë se Zona Operative e Llapit me guximin, trimërinë dhe heroizmin e heronjve i ka dhënë kuptim përpjekjeve tona për liri.
“Në 20- vjetorin e çlirimit të Podujevës, kujtojmë sakrificën e qytetarëve të kësaj ane dhe të luftëtarëve të Zonës Operative të Llapit që me guximin, trimërinë dhe heroizmin e heronjve i dhanë kuptim përpjekjeve tona për liri! Andaj në këtë datë kaq të rëndësishme për popullin tonë, përkatësisht qytetin tuaj Podujevë, ju uroj të gjithë qytetarëve ditën tuaj të çlirimit!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/