Kryeministri holandez kërkon zbatimin e marrëveshjes dhe shtensionimin e situatës në veri

04 korrik 2023 | 11:37

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen bazë të arritur në Bruksel si dhe të dy palët duhet të punojnë për deeskalimin e situatës në veri

Ai ka shprehur bindjen se do të arrihet deri të deeskalimi i situatës në veri, por ka thënë se ende nuk kanë arritur atje.

Rutte në konferencën e përbashkët për medie me kryeministrin Kurti dhe atë nga Luksemburgu, ka thënë se nga bisedat në Beograd dhe Prishtinë ka parë gatishmëri për qetësim të situatës.

“Isha shumë i lumtur në shkurt me arritjen e një marrëveshjeje bazë në Bruksel dhe atë të Maqedonisë Veriore, kur u vendos për implementimin e marrëveshjes. Por që nga atëherë janë rritur tensionet. Por duhet të fokusohemi për deeskalimin në bazë të udhërrëfyesit të BE-së. Implementimi duhet të bëhet nga të dy palët dhe de-eskalimi duhet të bëhet nga të dyja palët. Këtë shpresoj, jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë. Kam parë në Beograd dhe këtu se të gjithë janë për eskalim të situatës. Por duhet t’i përmbahemi procesit të drejtuar nga BE dhe ndihmuar nga ShBA-ja. Jam i sigurt se do të arrijmë atje por ende nuk kemi arritur”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije se sot (e…