Kryeministri Hoti bisedoi në telefon me këshilltarin e Macronit

08 qershor 2020 | 15:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pasur sot një bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderoi për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.

Me këtë rast, Bonee, duke e përgëzuar kryeministrin Hoti për detyrën e re, tha se Franca i mbështet përpjekjet e Qeverisës së Kosovës për reformat demokratike, luftimin e korrupsionit dhe pasojave të pandemisë Covid-19.

Duke i potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme që ekzistojnë në mes dy vendeve tona, Emmanuel Bonne ka pohuar se Franca e mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

(M. K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka pritur sot në takim…