Kryeministri Hoti dhe deputeti i Vetëvendosjes ‘përplasen keq’ për punën e Task-Forcës

13 nëntor 2020 | 17:13

Kryeministri Avdullah Hoti është ftuar në interpelancë shkaku i shuarjes së Task-Forcës, ku ky i fundit është përplasur keq me deputetin e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci ka akuzuar kryeministrin se ka shkarkuar Task-Forcën antikorrupsion shkaku se Hoti dhe zyrtarët e LDK-së janë hetuar nga e njëjti institucion.

“Ky kryeministër është intervistuar po nga kjo Task-Forcë më 14 mars, ditë e enjte dhe Hykmete Bajrami është intervistuar më 4 mars ditë e hënë. Unë kam qenë gazetar dhe i kam parë si kanë shkuar këto. Kjo është hakmarrje! Në cilësinë e dëshmitarit të kuptohemi, por ish-ministri ka kallëzim penal. Kjo është hakmarrje tipike e LDK-së. Nuk po e kontestojë se a ka gabime ligjore, por qysh u bë që filloj ofensiva e dënimeve, ua dënuan inspektorat, ua dënuan Naser Osmanin e ju u quat e thoni qenka antiligjore. E keni pas ministrin e Drejtësisië dhe tash po del antiligjore. Jo, por sepse po hakmerreni pasi Avdullah Hotit ia kanë arrestuar inspektorat në zyre, në Komunë të Prishtinës”, ka thënë Bajqinovci.

Pas fjalës së Bajqinovcit ka reaguar ashpër shefi i qeverisë duke thënë se pikërisht informatat e tilla të Bajqinovcit janë problemi kryesor që personat publikë kanë qasje në një Task-Forcë të policisë.

“Task-Forca vazhdon punën ashtu si ka qenë. Shqetësim është fjalimi yt, sepse unë jam kryeministër unë nuk kam qasje sepse nuk guxoj sipas ligjit. Një deputet thotë i kam të dhënat e sigurta nga puna e Task-Forcës, ky është problemi. Ky është argumenti më i fuqishëm se kjo duhet me u riformuar dhe askush nuk duhet të ketë qasje në punën e Task-Forcës”,ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Fieri nuk ka kursyer…