Kryeministri Hoti: Dhuna ndaj gruas duhet të çrrënjoset

25 nëntor 2020 | 13:08

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka hapur fushatën e 16 ditëve të aktivizmit global me moton “Financo, Përgjigju, Parandalo dhe Mbledh të dhëna”, ku theksoi se dhuna ndaj gruas duhet të çrrënjoset pa asnjë përjashtim, sepse përveç se është shkelje e të drejtave njerëzore, është problem shoqëror.

Hoti foli edhe për diferencat e mëdha gjinore në tregun e punës në vend, duke theksuar se deri në katër herë meshkujt janë më të privilegjuar, më të përfaqësuar në tregun e punës se sa gratë.

Duke folur për ndikimin e pandemisë Covid-19 në zhvillimin ekonomik, me theks në ndërmarrjet që menaxhohen nga gratë, kryeministri Hoti tha se sot përmbyllet një cikël i aktiviteteve në kuadër të masës së 10-të, për mbështetje financiare për gratë në biznes me 2 milionë euro, prej të cilave 1 milion ndahen menjëherë dhe 1 milion deri në fund të këtij viti.

Kryeministri Hoti u zotua se Qeveria e Republikës së  Kosovës do t’i kryej të gjitha obligimet ligjore dhe institucionale për parandalimin e dhunës ndaj grave, si kauzën më fisnike të shoqërisë. “Të gjitha studimet që ekzistojnë për rëndësinë e barazisë gjinore tregojnë që për aq kohë sa shoqëritë nuk janë të barabarta, përveç se është shkelje e të drejtave njerëzore, është problem edhe shoqëror edhe ekonomik, sepse gjysma e potencialit ekonomik, social, etj. nuk është vënë në funksion të zhvillimit të shoqërisë, prandaj duhet të gjithë të angazhohemi në këtë drejtim”, ka thënë Hoti.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, di gjithmonë se si…