Kryeministri Hoti e merr në Bruksel zëvendësin e tij nga AAK-ja

10 shtator 2020 | 10:52

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel do të udhëtojë bashkë me zëvendësin e tij në qeveri, Besnik Tahirin.

Ky i fundit e ka konfirmuar këtë me anë të një postimi në “Twitter”, teksa ka thënë se sot do ta kenë një ditë të ngjeshur me takime.

“Sot bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do ta kemi një ditë të zënë në Bruksel me takime në grupin e miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian të organizuar nga Lukas Mandl nga EPP. Do të takohemi me Davidd Sassolin, president i Parlamentit Evropian, teksa më vonë do të kemi një prezantim të udhëhequr nga David Mcallister”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të prita dashuri si flladin e verës dhe besova se…