Kryeministri Hoti emëroi Ekrem Hysenaj u.d. i drejtorit të përgjithshëm të ATK-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për emërimin e Ekrem Hysenaj në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
“Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-102 me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi. Pasi të përfundojë detyrën e u.d. të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, z. Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi”, është thënën në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Ky vendim ka hyrë në fuqi të martën dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK-ja për zbatimin e tij.