Kryeministri Hoti falënderon Suedinë për mbështetjen dhënë Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.
Me diplomaten suedeze, kryeministri Hoti ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, dialogun rreth marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe proceset integruese euroatlantike.
Me këtë rast, Hoti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe familjen e madhe evropiane.
Ndërsa, ambasadorja Karin Hernmarck Ahliny ka deklaruar përkushtimin e vendit të saj për ta mbështetur Kosovën si në menaxhimin e pandemisë Covid- 19, ashtu edhe në projektet e tjera, sidomos në ato që ndërlidhen me kujdesin për mjedisin.
(M.K / Epoka e re)