Kryeministri Hoti merr pjesë në Samitin e Sofjes

09 nëntor 2020 | 12:45

Kryeministri Avdullah Hoti, nesër (e martë) do të merr pjesë në Samitin e Sofjes, Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

Tema e Samitit të Sofjes është Tregu i Përbashkët Rajonal-Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Për shkak të pandemisë me Covid-19, takimi do të jetë virtual dhe Kosova do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.

Në këtë samit do të marrin pjesë: kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron, komisionari i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi dhe liderë të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar pas arrestimeve…