
Kryeministri Hoti nderon heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
02 nëntor 2020
| 13:18
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me anëtarë të tjerë të kabinetit, bëri homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me rastin e 31-vjetorit të rënies së tyre, raporton “Epoka e re”.
“Sot, bashkë me disa anëtarë të kabinetit, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dy heronjve bëmë nderimet në përvjetorin e rënies së tyre. Edhe pse në kushte pandemie e me rregulla strikte, prezenca e të gjithëve sot, tregon për respektin që gjithë Kosova ka për heronjtë që sakrifikuan jetën e tyre, për lirinë që ne e gëzojmë sot”, tha kryeministri Hoti.