Kryeministri Hoti nesër viziton fabrikat në Dragash, të parën “Mekën”
01 gusht 2020
| 20:37
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, gjatë ditës së nesërme do ta vizitojë Komunën e Dragashit. Ai në orën 10:00 do të bëjë inspektimin e punëve në rrugën Zhur-Dragash, ndërsa në orën 10:30 do ta vizitojë fabrikën për përpunimin e mishit “Meka”.
Përveç fabrikës “Meka”, Hoti do të vizitojë edhe fermën “Qendra”. Gjithashtu, do të takohet edhe me fermerët e zonës së Gorës në fshatin Kurshevë.
Më poshtë agjenda e tij:
10:00- Inspektim i punëve në rrugën Zhur-Dragash
10:30- Vizitë fabrikës për përpunimin e mishit “MEKA”, Plavë-Dragash
11:00 -Vizitë fermës “Qendra”, Plavë
12:00- Takim me fermerët e zonës së Gorës në fshatin Krushevë, Krushevë.