Kryeministri Hoti para të dielës ishte testuar edhe dy herë të tjera
03 gusht 2020
| 08:36
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dje ka njoftuar se, pas disa shqetësimeve shëndetësore, kryesisht një kolli të thatë e të rrallë dhe pas dyshimeve se mund të jetë infektuar me virusin Korona, ka bërë analizën për koronavirus dhe rezultati i mostrës ditën e diel i ka dalë pozitiv. Por, Hoti analizë të tillë në javët e mëparshme ka bërë edhe dy herë të tjera.
Kryeministri është testuar për koronavirus para se të niset për në Shtëpinë e Bardhë për takimin e 27 qershorit. Po ashtu, është testuar edhe para nisjes për në Bruksel për takimin e 16 qershorit me presidentin serb Aleksandër Vuqiç.
Bërja e testit, për këto udhëtime jashtë vendin, ishte obligative.