Kryeministri Hoti përkujton masakrën e Rahovecit

19 korrik 2020 | 12:00

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar 22-vjetorin e masakrës së bërë nga forcat serbe në Rahovec.

Hoti ka thënë se kriminelët serbë do të marrin atë që meritojnë.

“19 korrik 1998. Kjo datë na kujton masakrën e forcave serbe në Rahovec, që u pasua me të tjera masakra në mbarë Kosovën, deri në çlirimin e plotë në qershor 1999. Le të pushojnë në paqe këta martirë të lirisë. Kriminelët do të marrin atë që meritojnë. Drejtësia do të mbisundojë, si në tokë ashtu edhe në qiell”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kthyer nga Haga pas…