Kryeministri Hoti: Qeveria ka synim futjen e mbi 1 miliard eurove në ekonominë e Kosovës

11 qershor 2020 | 20:50

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se me miratimin e vendimit për ‘tejkalim të rregullave fiskale’ nga Kuvendi i Kosovës, tash si qeveri kanë marrë dritën jeshile për implementimin e ‘programit për rimëkëmbje ekonomike’.

“Gjatë viteve 2020 – ’21, me ministrat e kabinetit tim, do t’i angazhojmë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Të dashur qytetarë,

Me miratimin e vendimit për “Tejkalim të rregullave fiskale” nga Kuvendi i Kosovës, ne si Qeveri sot kemi marrë dritën jeshile për implementimin e “Programit për rimëkëmbje ekonomike”.

Gjatë viteve 2020 – ’21, me ministrat e kabinetit tim, do t’i angazhojmë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës. Ashtu sikur shumica e vendeve të BE-së të prekura nga #COVID19, edhe ne e kemi ndjekur rregullin e rritjes së deficitit buxhetor, në mënyrë që të garantojmë qëndrueshmëri financiare.

Bashkë me kabinetin do të sigurohemi që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim!

Na priftë e mbara!

#QeveriaHoti #mbajedistancen

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…