Kryeministri Hoti të premten raporton Kuvend për rifillimin e dialogut
20 korrik 2020
| 16:49
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për raportim të kryeministrit Avdullah Hoti për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ajo ka thënë se pas diskutimeve me Kryesinë kanë vendosur që të premten në orën 12:00, shefi i ekzekutivit të raportojë tek të zgjedhurit e popullit.
Këtë lajm Osmani e ka dhënë gjatë konferencës të përbashkët për medie me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Javën e kaluar, Hoti ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë.