Kryeministri Hoti tregon bisedën për çështjen e vizave në Bruksel

10 shtator 2020 | 14:49

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel, ku është takuar me anëtarë të Parlamentit Evropian (PE).

Hoti nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter” ka bërë me dije se gjatë takimit me eurodeputetë ka biseduar me theks të veçantë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Sot ishte mysafir special në takimin e parë të Grupit të Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Ky takim me anëtarët e Parlamentit është organizuar nga Lukas Mandl të cilin e falënderoj për përkushtimin për të sjellë Kosovën më afër BE-së, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave”, ka shkruar Hoti.

Hoti gjatë vizitës zyrtare në Bruksel do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia nuk dëshiron që Izraeli ta njohë Kosovën si shtet…