Kryeministri Hoti tregon se për çfarë bisedoi me kryetarët e komunave
Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar të hënën një takim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Pas këtij takimi, ai ka theksuar se është ndarë i kënaqur nga diskutimi me kryetarët e komunave.
“Diskutuam për ndarjen e këtij buxheti prej 10 milionë eurosh, plus shtesa prej 29 milionë eurosh që komunat i kanë në dispozicion për t’i shpenzuar për çështje të ndryshme”.
“Biseduam gjerësisht për fillimin e vitit të ri shkollor. U prezantua master plani se si hapen shkollat dhe çfarë ndodh në rast se në një shkollë na paraqiten raste me Covid-19”, ka thënë Hoti, duke shtuar se gjatë takimit kanë bërë edhe një vlerësim të situatës me pandeminë.
“U dakorduam se si do të veprojmë tutje. Unë jam tejet i kënaqur me diskutimin me kryetarët e Komunave”.
“Master plani do të kalojë në qeveri dhe vendimit do ta marrë Ministria e Arsimit duke shqyrtuar protokollet se çka do të ndodhë nëpër shkolla. Sa i përket buxhetit, komunat kanë në dispozicion 29 milionë euro”, është shprehur Hoti.