Kryeministri Hoti u bën thirrje të rinjve t’i bashkohen FSK-së

17 gusht 2020 | 13:29

Kryeministri Avdullah Hoti, ka njoftuar se konkursi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për rekrutimin e ushtarëve të rinj do të jetë i hapur edhe pak ditë.

Hoti në llogarinë e vet në “Facebook” u ka bërë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e FSK-së.

“Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Shfrytëzojeni këtë mundësi të shkëlqyer dhe bëhuni pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim. Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s. Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së, pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia e Japonisë është tkurrur me shkallën më të shpejtë…