Kryeministri Hoti uron Bidenin për fitore
07 nëntor 2020
| 20:20
Kryeministri Avdullah Hoti ka uruar Joe Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në ShBA.
“Në emër të Qeverisë se Republikës së Kosovës, i percjelli urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes, Kamala Harris, për fitore në zgjedhjet presidenciale në SHBA”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Hoti ka thënë se mirëpret fuqizimin e miqësisë tonë të përhershme me SHBA-të dhe vazhdimim e bashkëpunimit, në emër të dy popujve, në shërbim të vlerave të perbashkëta, raporton “Epoka e re”.