Kryeministri Hoti zotohet për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta
09 qershor 2020
| 14:05
Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë.
Sipas njoftimit të qeverisë, kryeministri Hoti gjatë këtij takimi theksoi përkushtimin e qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare duke u zotuar për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta.
Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.
(Q.R / Epoka e re)