Kryeministri i Australisë: Tensionet Ukrainë-Rusi po arrijnë në fazë të rrezikshme

13 shkurt 2022 | 13:31

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, teksa është deklaruar për tensionet në mes Ukrainës dhe Rusisë, ka theksuar se të njëjtat po arrijnë në një fazë të rrezikshme.

Kështu është shprehur ai gjatë një konference për shtyp, pasi Australia ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të operacioneve të ambasadës së saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

“Situata siç po dëgjoni të gjithë po përkeqësohet dhe po arrin në një fazë shumë të rrezikshme. Veprimet autokratike të njëanshme të Rusisë për të kërcënuar dhe ngacmuar Ukrainën janë të papranueshme”, ka thënë Morrison, raporton “CNN”.

Sipas tij, familjet e personelit diplomatik australian janë larguar tash e disa kohë dhe pjesa tjetër e mbetur e personalit do të transferohet në Lviv.

Po ashtu, kryeministri i ka bërë thirrje Kinës për reagim, duke thënë se ky vend mbetet “i heshtur” ndaj trupave ruse që grumbullohen pranë kufirit të Ukrainës në javët e fundit.

Deklaratat e tij vijnë pasi Kina kritikoi një takim të ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Australisë, Japonisë dhe Indisë në Melburn javën e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë muaj do të takohen për herë të pestë në…