Kryeministri i ‘bashkimit kombëtar’ po na arreston për flamurin e Serbisë!
Shkruan: Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës
Sipas medieve, nga Policia e Kosovës u arrestua një qytetar mitrovicas, që e hoqi flamurin e Serbisë, që ishte vendosur në mënyrë provokative në Veri në lokacionin e Zveçanit.
Qytetari mitrovicas është arrestuar me pretekstin e nxitjes së urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit.
Kohë më parë, nga forcat serbe, një flamur kombëtar i Shqipërisë ishte hequr nga një shkëmb në Veri të vendit.
Por, dallimi në mes të këtyre dy heqjeve, është se flamuri serb, u hoq nga një qytetar i frustruar dhe në gjendje afektive, që ka përjetuar dhunën, terrorin, krimet e gjenocidin serb, nën po ketë flamur shovinist serb. Ndaj dhe veprimi i tij duhet të ketë qenë i motivuar.
Kurse flamuri kombëtar i shtetit të Shqipërisë, u hoq nga Ushtria serbe (foto dhe linku në koment), në emër të shtetit të Serbisë dhe kushtetutës serbe dhe “të drejtës serbe mbi territorin”. Për këto veprime nuk u arrestua askush. As që u bë lajm. Nuk pati reagim as nga superlevizja e “bashkimit kombëtar” të Lëvizjes Vetëvendosje.
Me kryeministrin e “bashkimit kombëtar” shumë shpejtë qytetarët do të arrestohen edhe për flamurin kombëtar të Shqipërisë, pra flamurin kuq e zi.
Albini e zgjodhi jo rastësisht flamurin kombëtarë si komponentë shtetërore, kombëtare, emocionalen dhe shpirtërore, për ta sfiduar flamurin shtetëror të Kosovës. E ka ditur mirë, se sfidimi i flamurit shtetëror të Kosovës, me atë të Serbisë, do të jepte efektin e kundërt!
Pra, do të nxiste respektin inertiv për flamurin e Republikës së Kosovës, të cilin ky Kryeministër dhe ndjekësit miop të tij, e quanin “me lara lara” dhe e dogjën, duke treguar barbarinë e tyre tipik që i karakterizona popujt sllavë me theks atë serb.
Ketë luftim të flamurit të shtetit të Kosovës, përmes flamurit kombëtar të shtetit të Shqipërisë, ua mbolli me idenë e “bashkimit kombëtarë”, ndaj dhe s’po e kuptonin se vendosja e flamujve, atij shqiptar dhe atij serb në veri, ligjërisht lexohet si “vendosje e flamujve të dy komuniteteve serb e shqiptarë, që jetojnë në territorin e një shteti, që nuk e ndjejnë të vetin) kurse flamuri i cili duhet të valoj ligjërisht është ai shtetërorë pra i Republikës së Kosovës, të cilin kjo qeveri dhe mazhorancë që e ka mohuar, ka shkuar deri aty sa edhe e kanë djegur publikisht gjatë frustrimit nga kauzat e rrejshme antishtet që i krijoi Lëvizja e Brezovicës.
Po vet kandidatja për deputete e LV-së nga Gjakova i vuri flaken flamurit dhe me të frustruarit pa identitet vallëzoni duke shfryer urrejtjen ndaj identitetit të tyre shtetëror dhe vlerave e të lirisë. Për ketë nuk patën asnjë penalizim, ashtu siç nuk patën penalizim as për sulmin, djegien jo vetëm të institucioneve por edhe të Policëve të Kosovës, nëntë prej të cilëve edhe sot e kësaj dite lëngojnë nga plagët.