Kryeministri britanik dërgohet në spital, shkak simptomat e Covid-19
05 prill 2020
| 23:06
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është dërguar në spital për të kryer analiza, 10 ditë pasi doli të jetë infektuar me koronavirus, ka njoftuar zyra e tij, raporton BBC.
“Ai vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit duke përfshirë temperaturë të lartë. Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është pranuar në spital për analiza”, ka thënë zëdhënësja e tij.
Ajo shtoi se: “Kryeministri falënderon stafin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi”.
Kryeministri Johnson ka punuar nga shtëpia, pasi u njoftua më 27 mars se ai ishte infektuar me koronavisurin e ri.