Kryeministri i Çekisë: Nuk shoh arsye për ta ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, ka thënë se qeveria e vendit të tij nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ai këtë e ka thënë pas një konference pas bisedimeve me kryeministrat e katër vendeve të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, shkruajnë mediat çeke.
“Presidenti Zeman e ka të njëjtin qëndrim për Kosovën dhe këtë e ka thënë çdoherë nga viti 2013. S’është asgjë e re”, ka thënë Babish.
“Natyrisht, politika e jashtme e Republikës së Çekisë është vendimtare në pozicionin qeveritar. Ne në vazhdimësi takohemi për të koordinuar kryesisht për udhëtimet jashtë vendit dhe politikat. Ne do ta diskutojmë këtë, por unë nuk shoh asnjë arsye që Qeveria e Çekisë ta ndryshojë pozicionin karshi Kosovës”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë ka qenë Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman që gjatë vizitës në Beograd ka deklaruar se vendi i tij do ta rishikojë opsionin e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës.