Kryeministri i Etiopisë fiton çmimin Nobel për Paqe
11 tetor 2019
| 11:24
Akademia suedeze i ka ndarë çmimin Nobel për Paqe, kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.
Ahmedi është i njohur për arritjen e paqes në mes të Etiopisë dhe Eritreas.
Ky çmim ka për qëllim që t’i inkurajojë të gjitha palët e interesuara që të inkuadrohen në arritjen e paqes dhe pajtimit në rajonet e Afrikës Lindore dhe Verilindore.
Kujtojmë se kur Ahmedi është bërë kryeministër në prill të vitit 2018, ai e kishte bërë të qartë se dëshironte të rifillonte bisedimet e paqes me shtetin fqinj.
Në bashkëpunim të ngushtë me presidentin e Eritreas, Isaias Afwerki, ai shpejt i kishte hartuar parimet e një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund ngërçit të gjatë midis dy vendeve.